Kapiteni i kombëtares shqiptare të volejbollit, Gazmend Husaj, është shpallur kampion në Francë me skuadrën e tij Turs.
Volejbollisti kuqezi, i lindur në Pejë u transferua këtë sezon tek francezët ku ishte titullar në ndeshjet finale duke bërë një paraqitje të shkëlqyer dhe duke ndihmuar skuadrën në arritjen titullit kampion.

Fitorja e kampionatit i shtohet disa trofeve të tjerë në karrierë, si Kupa e Italisë dhe e Zvicrës, ku u shpall edhe lojtari më i mirë në 2010.
Vetëm pak muaj më parë, Husaj ngriti lart edhe Kupën e Francës, një tjetër trofe i rëndësishëm në arenën ndërkombëtare.

Pas sukseseve me volejbollisten Erblira Bici, rrjeta shqiptare krenohet tashmë edhe nga meshkujt sikurse është ky titull, i kapitenit Gazmend Husaj. (A2 Televizion)