Çmimi i Madh i Spanjës, triumfon Hamilton, Mercedes dominim total

Nga A2 CNN
12 Maj 2019, 19:43 | Sporte të tjera
Çmimi i Madh i Spanjës, triumfon Hamilton, Mercedes dominim total

Nuk ndalet dominimi i Mercedez në Botërorin e Formula 1. Është Hamilton ai që triumfoi në Çmimin e Madh të Spanjës, por Mercedes korri një fitore të dyfishtë nga kjo garë pasi edhe piloti i tjetër, Valteri Botas, u rendit menjëherë pas tij në vendin e dytë.

Podiumi u plotësua nga Max Verstappen i Red Bull, ndërsa dyshja e Ferrarit me Vetel e Charles Leclerc ishin shumë larg kohëve të dyshes së Mercedez, duke u renditur vetëm në vendin e katërt dhe të pestë.

Pas 5 garave të para të sezonit, Ferrari ka gati një të dytën e pikëve të grumbulluara nga Mercedez, të cilët do t’i duhet shumë mund të për t’i arritur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos