
Një aksident tepër i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Konia të Turqisë, ku si pasojë e përplasjes së dy automjeteve, një person ka vdekur dhe një tjetër është plagosur rëndë.
Mësohet se dy automjete, njëra prej të cilave nën drejtimin e Fatih Gül, 33 vjeç, dhe makina tjetër nën kontrollin e Devran Kavaklı, 23 vjeç, janë përplasur mes tyre.
Pas përplasjes, njëra nga makinat është përmbysur në kopshtin e një shtëpie të pavarur, ndërsa makina tjetër është ndarë në gjysmë.
Policia dhe grupi hetimor shkuan në vendin e ngjarjes dhe nisën hetimet për aksidentin. (A2 Televizion)