Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Shkodër-Malësi e Madhe, ku sipas informacioneve paraprake tre automjete janë përplasur.
Si pasojë e aksidentit, të ndodhur në vendin e njohur si “ura e Vrakës”, disa persona janë dërguar në Shkodër në gjendje kritike.

Forcat e rendit ndodhen në vendngjarje për të kuptuar shkakun e aksidentit. (A2 Televizion)