
Një person është mbytur në liqenin e Shkodrës, në fshatin Grizhë, vendin e quajtur “Balshaj”, në Malësinë e Madhe, këtë pasdite.
Policia tha se katër persona kanë qenë duke u larë në liqen, ku njëri nga djemtë, shtetasi B.D. 24 vjeç, banues në fshatin Ktosh, Malësi e Madhe, pasi është hedhur nga varka në liqen, nuk ka dalë nga uji.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor po punojnë për gjetjen e trupit në liqen. (A2 Televizion)