
Ka edhe çudira, në radhët e atyre që presin në Kakavijë për të kaluar kufirin grek.
Një shtetas shqiptar me inicialet A.M. është arrestuar pasi transportonte në brendësi të automjetit të tij rreth 15 kilogram kanabis.
Shtetasi, banues në Lunxheri të Gjirokastrës, kishte përgatitur të gjithë dokumentacionin e duhur për masat e reja greke anti-covid me objektivin për të kaluar pa problem kufirin.
Mjeti i tij u kontrollua nga efektivët e antidrogës në afërsi të Zervatit, pak kilometra nga kufiri i shtetit. (A2 Televizion)