Aksident i rëndë në Fier-Shegan, përplasen dy makina në kryqëzim, njëra përmbyset

Nga A2 CNN
11 Gusht 2023, 09:01 | Kronikë
Aksident i rëndë në Fier-Shegan, përplasen dy makina në

Një aksident i rëndë ka ndodhur, mëngjesin e sotëm, në qendër të Fier-Sheganit në Lushnjë. Dy automjete, njëri tip ”Audi“ me targa italiane dhe një kamionçinë transporti janë përplasur me njëra-tjetrën, rreth orës 5:30.

Si pasojë e përplasjes, të dy drejtuesit e automjeteve janë dëmtuar dhe janë transportuar në spital ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Paraprakisht, dyshohet se shkak i përplasjes është bërë mosdhënia e përparësisë, ndërkohë që policia dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos