Aksident i rëndë në Kosovë, makina përmbyset në rrugë, 1 i vdekur dhe 1 i plagosur

Nga A2 CNN
2 Shtator 2023, 15:38 | Kosova
Aksident i rëndë në Kosovë, makina përmbyset në

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 06:10 të mëngjesit në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku një veturë është rrokullisur në rrugë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Me datën 02.09.2023 rreth orës 06:10, në autostradën “Ibrahim Rugova” në km 24 drejtimi i Vërmicës, ka ndodhur një vet aksident me lëndime trupore, ku një automjet Suzuki me targa lokale me vozitës mashkull kosovar, dyshohet se ka humb drejtimin dhe është rrokullisur në rrugë, me ç ‘rast lëndime trupore kane pësuar dy persona, njeri prej të cilëve më vonë ka ndërruar jetë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë patrulla policore, njësia e hetimeve, kompania për mirëmbajtjen e rrugës. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, përderisa janë marrë të gjitha veprimet e nevojshme policore”. (A2 Televizion)

Njoftimi i policisë së Kosovës

A2 CNN Livestream

Latest Videos