
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Sarandë, ku raportohet se një person ka humbur jetën, ndërsa 3 të tjerë janë plagosur.
Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30, në aksin rrugor Krane-Konispol, ku shtetasi K. K. ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe për pasojë ka dalë nga rruga. Si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, ndërsa pasagjerët që ndodheshin në ketë mjet, shtetasit A. M., Sh. M. dhe A. G., janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. (A2 Televizion)