Aksident i rëndë në Tiranë, humbin jetën dy 17 vjeçare

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2019, 08:37 | Kronikë
Aksident i rëndë në Tiranë, humbin jetën dy 17

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në zonën e Bërzhitës ku si pasojë e tij kanë humbur jetën 2 vajza 17 vjeçare si dhe u plagosën dy të mitur të tjerë.

Mjeti i drejtuar nga 18 vjeçari F.Sh. doli nga rruga për shkak të lagështirës dhe u përplas në anë të rrugës me një pemë, për pasojë  kanë ndërruar jetë dy nga pasagjeret  në automjet,  D. T, 17 vjeçe dhe S. S, 17 vjeçe.

Drejtuesi i automjetit  F. SH dhe dy pasagjerët e tjerë O. M, 14 vjeç dhe L. M, 14 vjeç ndodhen në SQU nën kujdesin mjekësor.

Policia vijon hetimet për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti të rëndë që iu mori jetën dy vajzave të reja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos