Aksident i tmerrshëm në F1, makina merr flakë pas përplasjes dhe ndahet në dysh. Grosjean shpëton për mrekulli

Nga A2 CNN
29 Nëntor 2020, 15:22 | Sporte të tjera

Një aksident i frikshëm ka ndodhur në nisjen e Çmimit të Madh të Bahreinit në Formula 1.

Në kthesën e tretë të xhiros së parë, piloti i Haas, Romain Grosjean, humb kontrollin e makinës pas një prekjeje me një makinë tjetër dhe përplaset me muret mbrojtëse.

Në momentin e përplasjes, njëvendëshja merr flakë dhe ndahet në dysh, me garën që ndërpritet menjëherë.

https://a2news.com/2020/11/29/pamjet-e-arratisjes-se-romain-grosjean-nga-makina-ne-flake/

F1 njoftoi se piloti francez ka shpëtuar duke dalë shumë shpejt nga makina në flakë, ndërsa regjia dha pamjet e tregojnë pilotin në makinën e sigurisë, duke folur me komisarët e pistës.

Skuadra Haas bëri me dije se piloti fatmirësisht ka pësuar vetëm djegie të lehta në duar dhe kavilje. (A2 Televizion)

https://twitter.com/Rupturex/status/1333053141361844225

A2 CNN Livestream

Latest Videos