Tyson “ha” veshin e rivalit për Ditën e Falënderimeve

Nga A2 CNN
27 Nëntor 2020, 13:04 | Sporte të tjera
Tyson “ha” veshin e rivalit për Ditën e Falënderimeve

Mike Tyson kishte diçka shumë speciale në menu për Ditën e Falënderimeve: një tortë të madhe që dukej si koka e kundërshtarit të tij të ardhshëm, Roy Jones Jr.

Në videon 70-sekondëshe të postuara në YouTube, Tyson shihet i veshur me kostum, duke qëndruar në këmbë në krye të tavolinës, ku janë ulur dy nga fëmijët e tij. Me krenari të madhe ai zbulon tortën dhe u thotë fëmijëve se pjesa që i pëlqen më shumë është veshi.

Pasi e ha, Tyson thotë: “Qenka shumë më i mirë sesa veshi i Evander Holyfield”.

Videoja përfundon me djalin e Mike Tyson që ia jep qenit pjesën e mbetur të tortës.

Tyson dhe Jones Jr. do të ndeshet të shtunën në Staples Center të Los Angeles, në rikthimin e madh në ring të Majkut të Hekurt. (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/watch?v=8APZIVR39hQ

A2 CNN Livestream

Latest Videos