
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Lezhë-Laç, pranë Kryqëzimit të Rriles.
Sipas informacioneve paraprake, dy automjete tip "Ford" janë përplasur duke lënë të plagosur 4 të rinj, 2 prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë.
Drejtuesit e mjeteve, shtetasit D. Gj. dhe M. M, drejtues të mjeteve dhe pasagjerët shtetasi F. Gj. dhe shtetasja M. Gj., janë dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës.
Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)