
Një aksident me katër të plagosur ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, në afërsi të vendit të quajtur "Kryqëzimi i Gjadrit ".
Sikurse njoftohet nga policia, mjeti tip "Ford" me drejtuese shtetasen M.C., ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga.
Për pasojë janë dëmtuar ajo dhe tre pasagjerët që ndodheshin këtë mjet, të cilët janë dërguar në spitalin Rajonal Lezhë dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)