Gjendet kufoma e një të riu në lumin Shkumbin

Nga A2 CNN
16 Prill 2021, 21:24 | Kronikë
Gjendet kufoma e një të riu në lumin Shkumbin

Policia e Shtetit njofton gjetjen e trupit të pajetë të një të riu në ujërat e lumit Shkumbin në afërsi të fshatit Jagodinë në Elbasan.

Sipas të dhënave paraprake, trupi i pajetë i përket 28 vjeçarit E.T., i cili rezultonte i humbur prej një muaji.

28-vjeçari E.T. vuante nga depresioni dhe zhdukja e tij ishte denoncuar në polici nga familjarët.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të  rrethanave të ngjarjes . (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos