Aksident me motor në Shkodër, ndërron jetë 32-vjeçari

Nga A2 CNN
3 Shtator 2020, 11:27 | Kronikë
Aksident me motor në Shkodër, ndërron jetë 32-vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur në një fshat të Shkodrës, që për pasojë ka shkaktuar vdekjen e një 32-vjeçari.

Viktima, shtetasi me inicialet Z.V. dhe banues në fshatin Velinaj, ishte drejtuesi i një motoçiklete e tipit “Dayang” dhe për arsye ende të panjohura ka humbur kontrollin e mjetit në fshatin Garuc, duke shkaktuar një rrëzim  fatal për personin.

Forcat e rendit po kryejnë hetimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos