Të shtëna me armë në Rrogozhinë, plagoset rëndë i riu

Nga A2 CNN
2 Shtator 2020, 22:47 | Kronikë
Të shtëna me armë në Rrogozhinë, plagoset

Konflikti mes dy të rinjve në qytetin e Rrogozhinës ka degraduar deri në përdorimin e armëve dhe për pasojë një prej tyre ka mbetur i plagosur rëndë.

Ngjarja është regjistruar në orët e mbrëmjes në qendër të qytetit dhe sipas burimeve nga policia, i plagosur është 25-vjeçari Keli Koçi.

Policia ka identifikuar Ervis Dedejn si autor të dyshuar të ngjarjes dhe është vënë në ndjekje të tij. Mësohet se të rinjtë kanë pasur një konflikt verbal dhe më pas Dedej ka shkuar në makinën e tij dhe është rikthyer prej asaj me një pistoletë në dorë me të cilën ka qëlluar 25-vjeçarin.

I plagosuri Koçi ka marrë plagë të rënda dhe për këtë arsye është dërguar për mjekim më të specializuar në spitalin e Durrësit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos