
Policia ka bërë të ditur se një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e së mërkurës në Durrës.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00 te mbikalimi i Shën Vlashit, ku shtetasi Sh.Z., 45 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë ka dalë nga rruga.
Menjëherë, ai është dërguar me autoambulancë në Spitalin e Durrësit, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë. (A2 Televizion)