Aksident me një të vdekur në “Qafën e Koshovicës”

Nga A2 CNN
4 Dhjetor 2022, 19:25 | Kronikë
Aksident me një të vdekur në “Qafën e

Një aksident me pasojë një të vdekur ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës” në Fier.

Policia bën të ditur se shtetasi E. Zh., 31 vjeç, banues në Çerven, duke drejtuar automjetin tip "Audi" ka aksidentuar një këmbësor, rreth 70 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Shkaqet e aksidentit janë të paqarta, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e shtetasit që ndërroi jetë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos