Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në vendin e quajtur “Kthesa e Patosit”, një autobot gazi është përplasur me një automjet tip “Toyota”.
Nga përplasja e fortë, automjeti është dëmtuar pothuajse totalisht, ndërkohë që drejtuesi i mjetit është transportuar drejt spitalit rajonal të Fierit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor, ndërkohë që trafiku në këtë aks rrugor është bllokuar prej më shumë se 30 minuta. (A2 Televizion)








              	  		Galeria fotografike ( )
              	  	
				    
                                          
						                   
						                   
						                   
						                   
						                   
						                   
						                   
						                   
						                   