Aksident me vdekje në Fier, makina përplaset me kamionin

Nga A2 CNN
27 Janar 2021, 07:30 | Kronikë
Aksident me vdekje në Fier, makina përplaset me kamionin

Një aksident rrugor, me pasojë vdekjen e një personi, është regjistruar, në orët e para të mëngjesit, në aksin Fier-Patos.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur "Portëz" dhe në të janë përfshirë një automjet tip Benz dhe një kamion.

Nga përplasja humbi jetën drejtuesi i Benz-it K.B., ndërsa drejtuesi i kamionit u shoqërua në komisariat për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos