
Është grabitur mbrëmjen e sotme një farmaci në kryeqytet. Policia njofton se një person ende i paidentifikuar nën kërcenimin e armës ka vjedhur një farmaci rreth orës 20:13, në rrugën "Bardhok Biba.
Sherbimet e Policisë menjeherë kanë ngritur pika kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës në afërsi të vendit të ngjarjes me sherbime të shtuara.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për fiksimin e çdo prove që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit. (A2 Televizion)