Aksident me vdekje në Institut

Nga A2 CNN
8 Shkurt 2021, 07:45 | Kronikë
Aksident me vdekje në Institut

Një aksident rrugor ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës, ku një makinë përplasi për vdekje një kalimtare.

Ngjarja u regjistrua në zonën e Institutit, ku mjeti me drejtues E.B. përplasi shtetasen A.A. 25 vjeç, e cila si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë në spital.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore, ndërkohë që vijon puna për zbardhjen e aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos