
Një 27-vjeçar humbi jetën dhe një 21 vjeçare u plagos si pasojë e një aksidenti rrugor në aksin Levan-Tepelenë.
Aksidenti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, pranë fshatit “Buzmash”, kur mjeti tip "Honday" me drejtues shtetasin K.B. 25 vjeç, ka dalë nga rruga. Si pasojë e tij humbi jetën 27-vjeçari E.H. dhe u plagos shtetasja E.M. e cila ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimore ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti rrugor (A2 Televizion)