
Një person ka mbetur i vdekur pasi është përplasur nga një makinë në hyrje të Lezhës. Sipas policisë lokale, aksidenti tragjik ka ndodhur rreth orës 20:00, në afërsi të “Kryqëzimit të Shëngjinit”.
“Shtetasi N.S. duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar një këmbësor të gjinisë mashkull, akoma i paidentifikuar, i cili është dërguar në spital por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë”.
Policia tha se drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe identifikimin e viktimës. (A2 Televizion)