
Gjykata e Vlorës ka dhënë këtë të dielë masat e sigurisë për të akuzuarit e arrestuar gjatë operacionit “Outdoors”.
Gjatë seancës, e cila ka zgjatur dy orë, Gjykata e Vlorës ka vlerësuar të ligjshëm arrestin, ndërsa ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për Dritan Koçirajn, arrestuar dy ditë më parë në fshatin Kropisht, dhe i dyshuar si poseduesi i shtëpisë së barit në këtë fshat.
Gjykata ka vendosur një masë më të lehtë për 4 punonjësit e OSHEE të arrestuar. Ndaj tyre, gjykata ka vlerësuar se nuk ka prova të qarta për përfshirje të drejtpërdrejtë, por mbi bazën e dyshimit për veprën e shpërdorimit të detyrës është çmuar qëndrimi i tyre në “arrest shtëpie”.
Në kërkim për këtë rast janë edhe dy shtetas të tjerë të dyshuar si pronarët e banesave, ku ushtrohej aktiviteti kriminal. (A2 Televizion)