Aksident me vdekje në Mat, makina del nga rruga

Nga A2 CNN
10 Janar 2022, 08:57 | Kronikë
Aksident me vdekje në Mat, makina del nga rruga

Drejtuesi i një makine ka humbur jetën në zonën e Matit, si pasojë e një aksidentit rrugor që ndodhi në orët e para të mëngjesit të së hënës.

Ngjarja u regjistrua pranë fshatit Shkallë, ku mjeti i drejtuar nga P.M. doli nga rruga dhe ra disa metra poshtë, ku për pasojë ai ndërroi jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po hetohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos