Aksident, në aksin Fushë Krujë-Kamëz, automjeti përplaset me motorin

Nga A2 CNN
20 Maj 2021, 19:33 | Kronikë
Aksident, në aksin Fushë Krujë-Kamëz, automjeti

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Fushë Krujë - Kamëz, ku si pasojë e përplasjes me një automjet, drejtuesi i një motori ndodhet në Spitalin e Traumës.

Aksidenti ndodhi në Tapizë, ku  automjeti tip Toyota me drejtues shtetasin I. Xh.,56 vjeç është përplasur me një motor pa targa, me drejtues shtetasin  B.S.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit dhe grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos