
Arrest me burg është vendimi i Gjykatës së Lezhës për 5 personat që përdhunuan të miturën 15-vjeçare në Mirditë.
Artan Kaçorri 31 vjeç, Albert Molla 27 vjeç, Ermal Tarazhi 30 vjeç, Nike Lleshi 44 vjeç akuzohen për marrëdhënie intime me dhunë.
Kjo ngjarje që tronditi mbarë vendin, është bërë shkas edhe për një marshim që qytetarë të shoqërisë civile do të organizojnë nesër në orën 14:00 në qytetin e Rrëshenit. (A2 Televizion)