
Aksident i rëndë në aksin e vjetër Laç- Mamurras, dy autovetura janë përplasur pranë fshatit Katund i Ri.
Nga aksidenti plagosen 4 persona, nga të cilët dy janë dërguar në spitalin Ushtarak për ndihmë të specializuar, ku sipas burimeve njëri prej tyre është në gjendje të rëndë.
Mësohet se dy të tjerët ndodhen në spitalin e Lezhës. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit. (A2 Televizion)