Një aksident ka ndodhur mëngjesin e së dielës në aksin Burrel-Skuraj, ku një trajler ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një zonë të thepisur. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të urës së Ulzës dhe fatmirësisht shoferi i mjetit të tonazhit të rëndë ka shpëtuar pa lëndime madhore.
Sipas dëshmisë së dhënë para uniformave blu, drejtuesi i mjetit ka sqaruar se ka dalë nga rruga për të shmangur përplasjen me një mjet tjetër që i ishte futur parakalim. Ai shton se në momentin që mjeti po dilte nga rruga ai ka hapur derën e kabinës dhe është hedhur.
Megjithatë vijojnë hetimet për të zbardhur edhe këtë pretendim të shoferit dhe dinamikën e plotë të aksidentit. (A2 Televizion)