



Një aksident ka ndodhur paraditen e së premtes në qytetin e Bilishtit. Bëhet e ditur se një motor që drejtohej nga një i ri është përplasur me një automjet tip “Volkswagen".
Për pasojë, i lënduar ka mbetur 26-vjeçari që po lëvizte me motor. Ai është dërguar në spitalin e Korçës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)