I kishin mbetur dhe dy vjet dënim, vetëvritet i burgosuri në Peqin

Nga A2 CNN
28 Janar 2021, 10:23 | Kronikë
I kishin mbetur dhe dy vjet dënim, vetëvritet i burgosuri në

Një i burgosur në burgun e Peqinit i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në qelinë e tij, në orët e para të mëngjesit të ditës së enjte.

Viktima është identifikuar si Gjergj Selimi, për të cilin mësohet se ishte dënuar me 20 vite burg dhe i kishin mbetur dhe 2 vjet për të kaluar në qeli.

Grupi hetimor ka shkuar në burgun e Peqinit dhe po punon për dokumentimin e ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos