
Gjendet një person i pajetë në lagjen nr.1 të qytetit të Sarandës. Shtetasi i pajetë, është identifikuar si Andrea Hekuran Gjoka, 52 vjec.
Gjoka është gjetur mbi shëtitoren e qytetit, buzë hyrjes së rrugës Turizëm - Kanali Cukës.
Nga të dhënat e para dyshohet se ai ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale, pasi nga këqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera. (A2 Televizion)