Aksident në Durrës, zjarrfikësit nxjerrin shoferin nga makina

Nga A2 CNN
8 Shkurt 2021, 11:34 | Kronikë

Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në Durrës. Ngjarja ndodhi në rrugën e Plepave ku automjeti tip "Ford Fusion" është përplasur me një shtyllë.

Nga përplasja e fortë, mjeti ka pësuar dëme të mëdha ndërsa drejtuesi i mjetit, M. K. fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Siç duket edhe në foto, është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për të nxjerrë të aksidentuarin nga automjeti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos