Detajet nga tragjedia në plazh, babai hyri në det për të shpëtuar djemtë

Nga A2 CNN
9 Korrik 2023, 16:39 | Kronikë
Detajet nga tragjedia në plazh, babai hyri në det për të

Detaje të reja nga tragjedia e sotme në plazhin e Vilë-Bashtovës, në Kavajë, ku një baba me dy djemtë e tij të mitur kanë humbur jetën.

Sipas gazetares së A2 CNN, Elitjona Doko, 55-vjeçari është futur për të shpëtuar djemtë e tij, pasi ka parë që po mbyteshin.

Ka pasur edhe pushues të tjerë dhe pronarë biznesesh në zonë që kanë tentuar të japin ndihmën e parë për 3 personat, por nuk kanë mundur të shpëtojnë asnjërin prej tyre.

Ndërkohë, pushuesit thonë se ambulanca është vonuar rreth 40 minuta.

“Po të ishte ndihma e shpejtë, dy të tjerët do të kishin shpëtuar. I vogli doli pa jetë, por dy të tjerët do të shpëtonin nëse do të kishin pasur ndihmën e shpejtë”, thotë një nga pushuesit. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/07/09/tragjedi-ne-bregdet-babai-dhe-dy-djemte-e-mitur-mbyten-ne-plazhin-e-vile-boshtoves/

A2 CNN Livestream

Latest Videos