
Është gjetur sot trupi i pajetë i 23 vjeçarit të mbytur 3 ditë më parë në plazhin e Gjirit të Lalzit.
Pas më shumë se 3 ditë kërkimesh nga polumbarët dhe Policia Kufitare u bë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë të të riut.
23-vjeçari nga Tirana Arjan Sallahu, u mbyt duke u larë në det rreth orës 14:40, te Gjiri i Lalzit, në Durrës, 3 ditë më parë. (A2 Televizion)