Qëlloi në ajër dhe kanosi me armë bashkëshorten e pajisur me urdhër mbrojtje, arrestohet 41-vjeçari

Nga A2 CNN
19 Gusht 2021, 08:54 | Kronikë
Qëlloi në ajër dhe kanosi me armë bashkëshorten e

Policia e Krujës ka parandaluar një krim në familje, pasi një 41-vjeçar, ka qëlluar në ajër dhe ka kërcënuar me armë bashkëshorten e tij duke rrezikuar jetën edhe të familjarëve të saj. Policia ka arrestuar në flagrancë, 41 vjeçarin Arben Hoxha, banues në fshatin Rranze të Krujës. Sipas Policisë Hoxha ka shkuar në banesën e vjehrrit të tij në fshatin Bruz Zall, Krujë, ku ndodhej dhe bashkëshortja e tij e cila ishte pajisur me urdhër-mbrojtjeje.

“Shtetasi Arben Hoxha, në gjendje të dehur i ka kërcënuar me armë zjarri pistoletë, duke qëlluar në ajër dhe drejtime të ndryshme, duke rrezikuar jetën e tyre”, njofton Policia.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 1 armë zjarri pistoletë, 1 krëhër dhe 4 fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprat penale "Kanosje serioze për jetën", ""Armëmbajtje pa leje" dhe "Dhunë në familje". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos