Sekuestrohen 50 mijë euro të padeklaruara në Muriqan, procedohet penalisht 31-vjeçari

Nga A2 CNN
19 Gusht 2021, 08:26 | Kronikë

Policia Kufitare e Muriqanit ka sekuestruar 50.000 Euro të padeklaruara dhe ka proceduar penalisht poseduesin e tyre.

Shërbimet e Policisë Kufitare kanë kaluar në vijën e dytë për kontroll më të detajuar një automjet tip Audi. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip Audi që drejtohej nga shtetasi B. M. 31 vjeç banues në Tiranë, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në një valixhe 50.000 Euro, të cilat shtetasi B. M. nuk i kishte deklaruar.  Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale

Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Shkodër, u procedua në gjendje të lirë shtetasi B. M. për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë“ dhe materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos