Aksident në Laç, makina përplaset me motorin

Nga A2 CNN
14 Shtator 2022, 18:30 | Kronikë
Aksident në Laç, makina përplaset me motorin

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e së mërkurës në qytetin e Laçit, ku për pasojë një person mbeti i plagosur.

Sipas policisë, në aksident është përfshirë një mjet me drejtues shtetasin F. M. 33 vjeç, me një motoçikletë me drejtues shtetasin Xh. Ll. 23 vjeç.

Si pasojë e përplasjes është plagosur drejtuesi i motorit, i cili u dërgua në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor vazhdon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos