Aksident në Maminas, “Benzi” shtyp motoçikletën, ndërron jetë drejtuesi

Nga A2 CNN
16 Mars 2021, 14:41 | Kronikë
Aksident në Maminas, “Benzi” shtyp motoçikletën,

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Maminas ku si pasojë e një aksidenti rrugor ka humbur jetën drejtuesi i një motoçiklete.

Sipas dëshmive, motoçikleta u aksidentua nga mjeti tip "Benz" i shtetasit R.D, dhe drejtuesi ende i paidentifikuar i saj nuk i ka mbijetuar impaktit.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë, ndërkohë që grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos