
Një shtetas 68-vjeçar, M.GJ, ka humbur jetën në një aksident rrugor të ndodhur në Mirditë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Bungaj, rreth orës 13:00, atëherë ku një automjet tip Benz me drejtues 60-vjeçarin M.G. përplasi viktimën, i cili nuk i mbijetoi plagëve të marra.
Drejtuesi i mjetit është kapur dhe shoqëruar në Komisariatin e Policisë Mirditë, bashkë me automjetin për veprime të mëtejshme, dhe forcat e rendit po punojnë për zbardhjen e sqarimin e plotë të ngjarjes. (A2 Televizion)