Gjendet një person i mbytur në liqenin e Pogradecit

Nga A2 CNN
14 Shkurt 2021, 17:42 | Kronikë

Gjendet i mbytur një shtetas, i paidentifikuar në liqenin e Pogradecit.

60-vjeçari u gjet në afërsi të vendit të quajtur "Ura e Qytetit", buzë liqenit të Ohrit.

Nga këqyrja paraprake e trupit të tij nuk janë konstatuar shenja dhune.

Trupi i pajetë do të dërgohet në morgun e Spitalit, nga ku do të pritet ekspertiza mjeko-ligjore që do të përcaktojë shkakun e vdekjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos