Aksident në Rrugën e Arbrit, shpëtojnë mrekullisht nëna me fëmijën

Nga A2 CNN
11 Shtator 2022, 16:00 | Kronikë
Aksident në Rrugën e Arbrit, shpëtojnë mrekullisht nëna

Një makinë ka përfunduar disa metra nën Rrugën e Arbrit pak pas mesditës së të dielës. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Ura e Spatës”.

Dëshmitarët kanë bërë të ditur se makina është përplasur me hekrat e urës e më pas ka dalë nga rruga duke përfunduar disa metra poshtë.

Nëna me fëmijën janë transportuar në spital ku po marrin ndihmën e nevojshme, ndërsa mësohet se janë në gjendje të qëndrueshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos