
Një aksident me pasoja tragjike ka ndodhur gjatë kësaj të mërkurë në Rrugën e Kombit. Sipas Policisë, në autostradën Kalimash-Morinë, në vendin e quajtur “Shkodra Beton”, një mjet tip “Golf”, ka dalë nga rruga, ku për pasojë ka humbur jetën një shtetas ende i paidentifikuar.
Përveç viktimës janë dëmtuar dy shtetas të tjerë të cilët ndodhen në spitalin e Kukësit, ku po marrin ndihmë mjekësore. Policia ende nuk i ka përcaktuar shkaqet e aksidentit. (A2 Televizion)