
Interpol Tiranës falë bashkëpunimit me Interpol Romën ekstradoi nga Italia drejt Shqipërisë një shtetas shqiptar, i shpallur në kërkim për trafikim narkotikësh.
Si rezultat i këtij bashkëpunimi është arrestuar nga autoritetet policore në Vareze dhe më pas ekstraduar shtetasi R. M., 44 vjeç, në zbatim të urdhër-arrestit ndërkombëtar të nxjerrë nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana.
Më datë 27.03.2013, ky shtetas, në bashkëpunim me dy persona të tjerë, ka tentuar të kalojë drejt Italisë, me kamion, nëpërmjet Portit të Durrësit, një sasi prej 61 kg kanabis. (A2 Televizion)