Aksident në rrugën e Rinasit, makina përplas motorin

Nga A2 CNN
28 Shkurt 2021, 20:53 | Kronikë
Aksident në rrugën e Rinasit, makina përplas motorin

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e së dielës në Tiranë, ku një person ka mbetur i plagosur rëndë.

Sipas raportimeve nga policia, aksidenti ka ndodhur në rrugën e Rinasit, ku motori me drejtues shtetasin A.K. është përplasur nga një mjet.

Mjeti që u përfshi në aksident është larguar nga vendngjarja, ndërkohë që drejtuesi i motorit ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Policia ndërkohë ka nisur punën dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e mjetit të përfshirë në aksident. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos