All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Shpërndanin kokainë në Tiranë, arrestohen dy persona, sekuestrohet droga

Nga A2 CNN
27 Shkurt 2021, 09:15 | Kronikë
Shpërndanin kokainë në Tiranë, arrestohen dy persona,
All - Paragraf - 1

Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë së kryeqytetit për shpërndarje të lëndëve narkotike, ndërsa janë sekuestruar  1 kg e 117 gram kokainë, një shumë parash e përfituar nga shitja e drogës dhe 6 aparate celularë. Sipas Policisë në operacionin e koduar "Urus" janë arrestuar 47-vjeçari me iniciale L. N. dhe 39-vjeçari me iniciale E. C(H)., të cilët merreshin me shpërndarjen e lëndës narkotike të llojit “kokaine” në zona të ndryshme të Tiranës.

Njoftimi i Policisë

All - Paragraf - 3

Në vijim të punës për goditjet e njëpasnjëshme të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet se dy shtetas posedonin dhe merreshin me shpërndarjen e lëndëve narkotike kokainë, pas një punë të mirëfilltë disa javore,  Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në DVP Tiranë, zhvilloi operacionin antidrogë të koduar “Urus”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

L. N., 47 vjeç dhe E. C(H)., 39 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë janë grumbulluar informacione në rrugë operative se të dy këta shtetas merreshin me shpërndarjen e lëndës narkotike të llojit “Kokaine” në sasi, në zona të ndryshme të qytetit të Tiranës.

All - Paragraf - 6

Në bazë të informaciove të grumbulluara dhe  pas një pune të mirëfilltë hetimore disa javore është bërë e mundur kapja në flagrancë e tyre në rrugën "Nikolla Lena”  në Tiranë, ku gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin udhëtonin të dy këta shtetas, shërbimet e Polcisië gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale  një qese me lëndë narkotike Kokainë me peshë 1 kilogramë e 117 gramë.

Gjithashtu u sekuestrua automjeti me të cilin këta shtetas qarkullonin për të shitur lëndën narkotike, 6 aparate celular dhe një shumë parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Në  momentin e ndërhyrjes nga ana e punonjësve të policisë për kapjen e tyre të dy këta shtetas janë përpjekur të largohen me vrap për ti shpëtuar kapjes së tyre , por nuk kanë mundur dot pasi janë vënë në pranga nga Policia.

All - Paragraf - 9

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim”. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos