Aksident në Tiranë, autobusi përplas 17-vjeçari

Nga A2 CNN
6 Korrik 2020, 19:12 | Kronikë
Aksident në Tiranë, autobusi përplas 17-vjeçari

Një 17 vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë në një aksident rrugor pasi është përplasur nga një autobus ndërsa udhëtonte me biçikletë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:35, në rrugën “Dedë Gjo Luli”, kur mjeti autobuz me drejtues F.G. përplasi 17-vjeçarin G.R. i cili ishte duke ecur me biçikletë.

I mituri është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen shkaqeve të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos