Një aksident me pasojë dy persona të plagosur ka ndodhur rreth orës 17:00 së të enjtes në Tiranë.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur në rrugën e “Barrikadave”, ndërsa në të janë përfshirë dy makina dhe një motor.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. (A2 Televizion)


              	  		Galeria fotografike ( )
              	  	
				    
                                          
						                   
						                   
						                   
						                   
						                   
						                   
						                   
						                   